Vetëvritet me armë 33 vjeçarja në Tiranë
Vetëvritet 33-vjeçarja në Tiranë, 4 të afërm në hetim, pasi fshehën armën dhe provat.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, ndërsa Policia thotë se 33-vjeçarja me inicialet M.H. ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Por në përfundim të hetimeve policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për 4 persona, të afërm, që sipas bluve dyshohet se kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën M.H. kreu vetëvrasjen.

Të proceduarit janë; Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.
Shtuar më 26/10/2020, ora 21:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori