Vetëvrasje? Gjendet pa jetë gruaja në shtëpinë e saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik ku një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Trupi i saj është gjetur pa jetë në rrethana ende të paqarta mesditën e sotme.

Në fshatin Xibrakë, Cërrik në banesën e saj është gjetur pa shenja jete Bukurije Baha, 45 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se Baha mund ti ketë dhënë fund jetës në gjendje të rënduara psikologjike, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.

Shtuar më 25/02/2020, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori