Vetëhidhet nga kati i nëntë i pallatit, humb jetën gruaja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua është vetëhedhur nga kati i nëntë i pallatit e si pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia”, Fier. |Viktima është shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e depresionit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar më 07/02/2020, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori