Negociatat mes Turqisë dhe Greqisë do të rinisin më datë 25 janar.
Ky është njoftimi zyrtar nga Ministria e Jashtme e Greqisë.
Sipas mediave
greke bëhet fjalë për raundin e 61 të
negociatave dhe ato nuk do të mbahen në Tiranë siç u shpreh kreu i ministrisë së Jashtme
turke që do të ishte i gatshëm të merrte pjesë, por në Stamboll.
Më herët, mediat
turke raportuan se kreu i diplomacisë
turke Mevlut Çaushoglu i bëri thirrje palës
greke që të negocionin.
Madje, Çaushoglu kishte sugjeruar Tiranën si vendin ku mund të takoheshin me grekët nisur edhe nga sugjerimi i kryeministrit Rama.
Shtuar më 11/01/2021,
ora 19:17