Pak minuta më parë është votuar si
kryetar i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë,
Artur Metani.
Ai mori 98 vota pro, ndërsa në garë ishin edhe Sokol Stojani, Joana Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.
Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina
Gjermeni nuk mori pjesë në votim për shkak të konfliktit të
interesit.
Kryetari i
Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi në nisje të votimit se
Gjermeni ka deklaruar konfliktin e
interesit pasi e ka vëlla
Artur Metanin.
Pas votimit, deputetët në sallë duartrokitën kandidaturën e Metanit, i cili më pas u betua para
Kuvendit për marrjen e detyrës së re.
Shtuar më 20/01/2020,
ora 18:20