Veliaj i kërcënoi me licensën, shoqata e transportit nuk tërhiqen: Nuk punojmë!
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ditën e djeshme kërcënoi kompanitë e transportit publik me heqje license, nëse ata nuk do të rifillojnë punën, duke pohuar se ai e mban fjalën.

Por kompanitë e transportit publik kanë refuzuar sërish të rinisin punën që prej 15 qershorit, duke kërkuar mbështetje financiare të shtetit.

Sipas tyre, zbatimi i protokolleve të sigurisë, do t’i çonte drejt falimentimit.

"Unioni i Shoqatave të Transportit publik në Tiranë, nuk pranojnë të dalin në punë pa u ndryshuar protokolli.

Pas takimit të zhvilluar mes tyre pa pranine e mediave, është dalë në përfundimin se operatorët e kanë të pamundur të dalin dhe të zbatojnë protokollin.

Sa i takon heqjes së licensave, ata besojnë se nuk do t’ju hiqet pasi janë tatimpagues të rregullt prej kohesh, dhe sipas tyre nuk janë aq te parëndësishëm për strukturat ekonomike dhe te shërbimeve qytetare",- thonë Shoqatat e Transportit në Tiranë.
Shtuar më 30/06/2020, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori