Voltana Ademi mohon djegien e Shkollës në Shkodër
Në një lidhje direkte në emisionin Open të Eni Vasilit, kryetarja e Bashkisë Shkodër Ademi tha se nuk është djegur shkolla, siç është raportuar nga disa media.

“Janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve”, tha kryetarja e bashkisë së Shkodrës.


Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, duhet të lirohen.

Voltana Ademi tha se kjo është një kërkesë kushtetuese, në mbrojtje të Kushtetutës dhe në zbatim të dekretit të Presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 qershor.

Shtuar më 18/06/2019, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori