Vaksinat Pfizer mbërrijnë në Rinas
Kompania Pfizer do të sjellë mbrëmjen e sotme 1,170 doza të vaksinës anti-covid në vendin tonë

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama nga Rinasi në një komunikim për mediat, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu, dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Kreu i qeverisë u shpreh se marrëveshje me Pfizer kanë arritur vetëm Shqipëria dhe Serbia, teksa nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian.

Rama tha se qeveria mbetet në kontakt me programin COVAX, por se ende nuk ka asgjë të qartë për ardhjen e vaksinave.

Shtuar më 01/02/2021, ora 19:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori