Urdhëroi vrasjen e gruas, gjykata burgos përjetë biznesmenin nga Shkodra
Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur përjetë pas hekurave biznesmenin Sadetin Sulaj pasi prokuroria faktoi se ai kishte kërkuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sula disa kohë më parë.

Vendimi u dha pak më parë duke mbyllur kështu një ngjarje të rëndë që tronditi Shkodrën në prillin e vitit 2016.

Gjatë hetimit u zbulua se ai kishte urdhëruar për vrasjen e bashkëshortes së tij, punonjësin e mobilerisë, Fatjon Karameshtën.

Ngjarja
Suela Sula, 38 vjeçarja nëna e tre fëmijëve u gjet e mbytur në tualetin e mobilerisë e cila ishte në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Sadetin Sula, në Shkodër, në prill të 2016. Ngjarja tronditi mbarë opinionin.

Ky i fundit u arrestua dhe ndodhet në proces gjykimi për akuzën "vrasje me dashje, për shkak të marrëdhënieve familjare për arsye xhelozie"

U mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet e helluara zbuluan diçka tjetër.

Analiza e ADN-se zbuloi se ekzekutori material i krimit është Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilieri por dhe njeriu me të cilin Sadetini kishte raporte të ngushta.

Që në momentin e arrestimit Sadetini ka mohuar të ketë qenë autori i vrasjes.
Shtuar më 11/06/2018, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori