Kiara Tito është shtatzënë? Kjo foto e moderatores po “çmend” rrjetin (FOTO LAJM)

Të gjithë po thonë se Kiara Tito është shtatzënë dhe shkak për këtë janë bërë disa foto të fundit të moderatores krah Luiz Ejllit. Kiara shfaqet e veshur me një fustan të lirshëm, por barku i duket i fryrë.

Teksa pozon krah Luizit, sytë menjëherë shkojnë tek barku i moderatores dhe fotot nuk kishin si të mos bëheshin menjëherë virale.

Kujtojmë që Luiz Ejlli publikoi ditën e djeshme këngën dedikuar partneres së tij, Kiara Titos. Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dedikuar këngë, pasi ka ndodhur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

 


Shtuar 28.07.2023 10:18