U qëllua oficeri i burgut, reagon Policia e Shtetit
Ka reaguar zyrtarisht policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme pranë burgut të Peqinit ku është plagosur me armë Idajet Pana, polic burgu.

“Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qor, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.
Shtuar më 28/04/2020, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori