U mblodh shifra rekord, Meta reagon pas konferencës së donatorëve
Shqipëria arriti të mbledhë një shifër rekord nga BE në konferencën e donatorëve për rindëritimin pas tërmetit.

Kreu i shtetit Ilir Meta në një reagim në rrjetin social në Tëitter ka komentuar Konferencën e Donatorëve që po mbahet sot në Bruksel ku shtetet pjesëmarrëse kontribuan për termetin e 26 nëntorit.

Nga kjo konferencë shqipëria ka arritur që të grumbullojë 1.15 miliardë euro.

Kreu i shtetit shkruan:

Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese. /albeu.com/

Shtuar më 17/02/2020, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori