U kapën më 320 doza lëndësh narkotike, arrestohen katër persona në Tiranë
Katër persona janë arrestuar për trafikim të lëndëve narktoike ndërsa 5 te tjerë janë nen hetim për moskallëzim krimi.

Bëhet fjalë për operacionin “Bulevardi” ku të dyshuarit shpërndanin lëndë narkotike në formë dozash në zonën e Bulevardit të ri, Babrroit dhe në rrugën dytësore në autostradë.

320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis janë sekuestruar ndërkohë që është gjetur edhe një dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

Tiranë

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotikedoza.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për "Moskallzim krimi".

Sekuestrohen 320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve kishte marrë informacione në rrugë operative se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në formë dozash në zonën e Bulevardit të ri, Babrroit dhe në rrugën dytësore në autostradë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme zhvilloi operacionin policor të koduar “Bulevardi", gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. T., 22 vjeç, A. C., 16 vjeç, dhe E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, të cilit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike të dyshuar kanabis . Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për “Moskallzim krimi” dhe 2 shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të arrestuar u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 301 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

Po në vijim të operacionit u arrestua në flagrancë dhe një tjetër shtetas, L. F., 19 vjeç, pasi në rrugën "Pjetër Dungu", gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 19 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetas për "Moskallzim krimi" .

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2019, ora 09:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori