E FUNDIT/ U kap për vjedhje, vdes në burg i riu në Korçë
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.

Nga raportimet e para mësohet se një i arrestuar ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës.

Viktima është shtetasi Enea Ftoi dhe ishte arrestuar tre ditë më parë nga policia për vjedhje.

Sot ai do të dilte para gjykatës, por familjarët thonë se janë njoftuar në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë.

Familjarët hedhin akuza ndaj policisë, për dhunë ndaj të riut. /albeu.com/

Shtuar më 17/05/2018, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori