U dërgua në Turqi, COVID-19 i merr jetën ish-kryebashkiakut
Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Albert Sanxhaku ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus.

Mësohet se Sanxhaku kishte disa ditë që ishte prekur nga Covid-19 dhe pas shtrimit në Spitalin Infektiv u dërgua drejt Turqisë për një trajtim më të mirë.

Ai ka ndërruar jetë në Turqi mesnatën e kaluar. Sanxhaku ka qenë kryetar i bashkisë së Lushnjes përgjatë viteve 2007 – 2011

Sanxhaku i fitoi zgjedhjet me logon e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, së fundmi zëvendës i fondit të kujdesit shëndetësore.
Shtuar më 18/08/2020, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori