U denoncua si i zhdukur, gjendet i vrarë 63-vjeçari
Gjendet i vrarë në një kanal Ded Shkreta, 63-vjeçari">63-vjeçari i zhdukur prej datës 25 janar të këtij viti.

Mësohet se viktima ka shenja plage në trup të shkaktuara nga një armë zjarri.

Ai është gjetur i pajetë në fshatin Adriatik, pranë Mamurrasit, shkruan Reporttv.

Familjarët e tij e shpallën në kërkim në emisionin "Pa gjurmë" pak ditë më parë, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Mësohet se familja e Shkretës ishte në hasmëri me një familje tjetër, çka shton dyshimet se krimi mund të jetë për gjakmarrje.
Shtuar më 02/02/2019, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori