Gjykata e
Apelit në
Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për
mjekët dhe infermierët e
spitalit rajonal të
Shkodër.
Apeli ka vendosur masen detyrim paraqitje për ish drejtorin e
spitalit Përparim Çela, ish drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi.
Kardio-kirurgu i njohur që la Amerikën për të punuar në
Shkodër, Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie.
Po ashtu janë lënë të lira edhe katër shtetaset pjesë e administratës.
I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia por më pas
gjykata i la të lirë
mjekët dhe infermierët, vendim të cilin e dha edhe
gjykata e
apelit në
Shkodër.
Sipas Prokurorise mjeket kishin porositur më shumë stenda se sa i duheshin
spitalit, duke demtuar buxhetin e Ministrise se Shendetesise.
Shtuar më 16/10/2018,
ora 10:46