Tronditet Vlora, shpërthim i fortë tritoli në mesnatë
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

Në bazë të informacioneve të para mësohet se një shpërthim i fuqishëm tritoli është dëgjuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

Objekti i sulmit me lëndë plasëse dyshohet të jetë bërë një lokal.

Shpërthimi ka qenë i fortë, ndërsa ka alarmuar qytetarët.

Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar vetëm për dëme të shumta materiale. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2020, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori