Plagosje me armë në Vlorë
Një ngjarje e rëndë është mësuar të ketë ndodhur në Kotë të Vlorës ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ardit Gjoka ka ndërhyrë në sherrin mes dy vëllezërve, por ka mbetur i plagosur rëndë me disa plumba në kraharor.

Sherri mes vëllezërve ka ndodhur për shkak të ndërtimit të një rruge drejt zonës së Mavrovës.

Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur Gjoka i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Shtuar më 11/06/2019, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori