Chiellini për Buffon: Ti je si një vëlla, ka qenë e veçantë të luftosh me ty

Në një video të shkurtër të transmetuar në skenën e Festivalit Sportiv të Trentos, Giorgio Chiellini i dërgoi një mesazh mikut të tij Buffon.

“Për mua Buffon është si një vëlla, në momente të vështira ai gjithmonë gjente gjërat e duhura për t’u bashkuar me ne dhe të luftojmë së bashku.

Ai ka qenë gjithmonë i veçantë, unë e dua vërtet atë”, është shprehur Chiellini./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.09.2022 21:54