Bëri valixhen gati dhe u largua nga banesa, gjendet në një hotel në Tiranë 14-vjeçarja nga Patosi

Është gjetur 14-vjeçarja që u largua nga banesa në Patos me valixhe, tre ditë më parë. Ajo është gjetur nga policia në një hotel në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa.

14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./albeu.com