Tronditet Britania e Madhe nga COVID-19, 887 viktima në 24 orët e fundit
Sipas zyrtarëve britanikë, në 24 orët e fundit janë shënuar 887 viktima, duke e çuar në 7,984 numrin total të viktimave.

Deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar më shumë se 60 mijë raste infektimi, ndërsa mbi 135 persona janë shëruar.

Qyteti i Londrës është zona më e prekur nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, teksa numëron 1,907 viktima.

Skocia ka 222 viktima, Irlanda e Veriut 70 vdekje, Uellsi 212 vdekje.

Mbretëria e Bashkuar renditet e pesta me numrin më të madh të viktimave të shënuara nga koronavirusi, pas Italisë, Spanjës, SHBA-ve dhe Francës.

Mbi 1,5 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 90 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Shtuar më 09/04/2020, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori