Tre viktima nga koronavirusi në vend (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën 3 paciente te konfirmuar me koronavirus.

Bëhet fjalë për një 56 vjeçar dhe një 70 vjecar nga Tirana në spitalin Covid1 dhe një 90 vjeçar nga Elbasani në spitalin Covid2.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Shtuar më 31/07/2020, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori