3 vatra të reja dhe 1 i vdekur në 24 orë: Rëndohet situata me koronavirusin në Shqipëri
Ashtu siç pritej, është rënduar bilanci i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm u shënua viktima e pestë, ndërsa vetëm gjatë 24 orëvë të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 123

Qarqet më të prekura janë Tirana me numrin më të madh si edhe Fieri dhe Durrësi.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë

Kjo është java e tretë që prej ditës kur u kap rasti i parë me koronavirus, dhe shembulli i vendeve të tjera konfirmon se kjo javë dhe tjetra janë periudha kur numri i të prekurve kap kulmin.


Shtuar më 24/03/2020, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori