Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Beratit ku një i moshuar i ka dhënë fund
jetës pasi dyshonte se është infektuar me COVID-19.
Një 82-vjeçar nga fshati Moravë i ka dhënë fund
jetës, duke u vetëqëlluar me armë zjarri.
Dyshohet se i moshuari Ramadan Doko në kushte të rënduara psikologjike është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes.
Familjarët e
Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të
Covid-19, por ende nuk kishte kryer tampon.
Pas zhurmës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.
Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme.
Trupi i pajetë i Ramadan
Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
Paraprakisht besohet se 82-vjeçari kaloi në depresion dhe i dha fund
jetës.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 21:22