Tragjedia në Itali, rreth 20 të vdekur?
Pëlqej
Pamje të frikshme vijnë nga Italia. Një urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur pak minuta më parë. Dyshime për viktima. Mbi 20 makina nën rrënoja. Dy persona nxirren të gjallë por mediat italiane raportojnë se kanë vdekur më së paku 20 persona.

Lajme tragjike vijnë nga Italia, pas shembjes së urës ‘Morandi’ në Genova.

ANSA shkruan se ka makina të shumta që ndodhen të shtypura dhe nën rrënojat e urës së shembur.

Në mjete ka dhjetëra njerëz, shumica kanë humbur jetën.

Lajmin e kanë bërë të ditur forcat e ndihmës së shpejtë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Janë të paktën 200 zjarrfikës, qindra punonjës policie dhe të reagimit të shpejtë që po punojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë që munden./albeu.com/
Shtuar më 14/08/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori