Guri bie nga mali mbi makinën me njerëz, dyshohet për dy të vdekur
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torovicë. Mësohet se një gur i madh është shkëputur nga mali dhe ka goditur një automjet në zonën e Torovicës.

Nga raportimet e para mësohet se ka pasoja në njerëz si dhe bëhet me dije se policia e ambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Mësohet se guri i madh ka rënë mbi një mjet foristrade “Range Rover” dhe deri tani dyshohet për dy viktima. /albeu.com/


Shtuar më 07/10/2017, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori