E FUNDIT/ Tragjedi në Fier, e moshuara hidhet nga kati i katërt i pallatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot një Fier ku një grua është hedhur nga pallati duke gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur paraditën e sotme ku nga burimet e policisë mësohet se rreth orës 10:40, në urgjencën e spitalit Fier, është sjellë me ambulancë e vdekur e moshuara H.R., 70 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier.

Mësohet se gruaja është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.

Paraprakisht dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe të shkaqeve që e shtynë të ndjerën drejt një akti të tillë.
Pritet që dëshmia e familjarëve të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen. /albeu.com/



Shtuar më 02/09/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori