Trafik droge e njerëzish, durrsaku i kërkuar prej 12 vitesh bënte jetë luksi në Shqipëri
Një shqiptar i kërkuar prej 12 vitesh në
Itali, është kapur në Durrës ku bënte jetë
luksi pranë familjes së tij. Shtetasi në fjalë është ILir
Plaku i cili është arrestuar dhe ekstraduar drejt Italisë.
Plaku ishte në kërkim në
Itali, që nga viti 2009, pasi akuzohet si anëtar i një organizate që synonte trafikun e drogës dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik.
Në atë kohë ai ishte në Brancaleone,
Itali, dhe ishte lënë me masën e detyrimit të paraqitjes kur më pas humbi gjurmët.
Më pas
Plaku u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit të Cagliari, për akumulimin e dënimeve, me 5 vjet e 11 muaj burgim.
Shqiptari ishte konsideruar pjesë e një Organizate që trafikonte drogë dhe qenie njerëzore, si në territorin kombëtar, në veçanti në Sardenjë, por edhe ndërkombëtarisht.
Kërkimi i tij për 12 vite nga kishte rezultuar i kotë, derisa në muajt e fundit të vitit të kaluar, policia italiane filloi hetime të reja, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Locrit dhe Prokuroria e Përgjithshme e Cagliarit, një degë e Sassari.
Përmes një monitorimi të gjerë të faqes në internet, hetuesit ishin në gjendje të verifikonin që
Plaku ishte fshehur, së bashku me të afërmit e tij, në Shenavlash, pjesë e Komunës së Rrashbull, afër Durrësit. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2021,
ora 18:36