“Më ndërhyrjen e NATO-s nisi një epokë e re”, Rama kujton çlirimin e Kosovës nga forcat serbe

 Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e sotme 23-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

Me një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se me hyrjen e forcave të NATO-s nisi një epoke re për Kosovën.

Si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës”, shkruan kryeministri.

Përpos Ramës edhe figura të tjera të politikës shqiptare kanë reaguar për këtë ditë mjaft të rëndesishme për vëllezërit tanë kosovarë. /albeu.com