Thaçi: Javën e ardhshme do të ndërmarr hapa kushtetues për formimin e Qeverisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se javën tjetër do të ndërmarrë hapa kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo Qeveri do të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për t’i shërbyer popullit.

Thaçi ka thënë se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, e aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën”, ka shkruar ai.

Thaçi që nga rënia e Qeverisë, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, emrin e një mandatari për krijimin e një Qeverie të re. Ndërkaq ky i fundit ka deklaruar se dëshirojnë zgjedhje posa të përfundojë situata me pandeminë.
Shtuar më 19/04/2020, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori