Icardi joshet nga Milan, “tradhti” në horizont, Wanda ndez rrjetin

Mauro Icardi, në moshën 30 vjeçare, është larguar nga vitrina e futbollit të rëndësishëm, por argjentinasi në shifra po kalon një rini të dytë, ku në sezonin e fundit realizoi 22 gola dhe dhuroi 7 asiste me Galatasaray.

Në mënyrë surprizë, emri i tij po lakohet edhe një herë në rrugët e Milanos, sigurisht jo për një rikthim tek Inter, ish ekipi i tij, por për një kalim të mundshëm të kushërinjtë kuqezi. Në raste të tillë, në apel shfaqet gjithnjë Wanda Nara, e cila për të ndezur zërat postoi një foto nga Duomo.

Icardi

Në mënyrë konstante, që nga koha kur u largua nga Inter, është folur shpesh për një “tradhti” në horizont, për një kalim të mundshëm te Milan, zëra që vijnë edhe një herë ketë verë.

Icardit i përfundoi huazimi i tij në Turqi ndërsa me 1 korrik do të rikthehet te PSG, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Icardi në Paris do të jetë thjesht tranzit pasi për të në nuk ka vend të PSG, drejtuesit e klubit janë të hapur për çdo ofertë, Icardi mund të largohet për 15-20 milionë euro.

Icardi

Serie A mbetet një opsion i preferuar nga Icardi, Milan do të ishte maksimumi edhe pse do të sillte pakënaqësi në radhët e tifozëve zikaltër, fundja bëhet fjalë për një ish kapiten.


Shtuar 26.06.2023 09:05

Tags: