Tërmeti i fuqishëm trondit Korçën

UPDATE/ Nga të dhënat paraprake, mësohet se goditja ka patur një forcë 4.4 të shkallës richter.

Kjo shifër raportohet nga institutet ndërkombëtare, por pritet konfirmimi edhe nga Instituti i Sizmiologjisë së Shqipërisë.

Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë 11 km në jug-lindje të qytetit rë Korçës.

...
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur pak më parë Korçën duke shkaktuar panik tek banorët.

Nuk ka ende detaje mbi forcët e goditjes apo epiqendrën, por lexues të Albeu.com i kanë shkruar redaksisë së tronditja ka qenë e fortë dhe se qytetarët tashmë kanë dalë nga shtëpitë dhe ndodhen në rrugë.

Ajo që e ka bërë të fortë tërmetin ka qenë thellësia prej vetëm 1km e tij.

Shtuar më 31/07/2019, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori