Tërmet i frikshëm në Tiranë, ka dëme: Qytetarët braktisin banesat në panik
Një tërmet i fuqishëm ka rënë pak më parë në Shqipëri duke tronditur gjithë vendin.
Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeri ishte 5.8 ballë dhe epiqendra në det, pak kilometra përballë Durresit.


Gjithashtu, tërmeti ka dëmtuar disa pallate në Tiranë, kryesisht tek zona e Astirit.

Disa ambulanca janë nisur në drejtim të këtyre pallateve, por ende është e paqartë se ka dëme të forta.

Ende nuk ka informacion për të lënduar, por banorët janë në panik.
Shtuar më 21/09/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori