Protestuesit rrethojnë zyrën e Xhafajt, tension me policinë
Situata e protestës që po zhvillohet në këto momente në Tiranë është goxha e tensionuar.

Protestuesit kanë pushtuar Ministrinë e Brendshme duke rrëzuar çdo ndarëse të vënë afër saj.

Nga raportimet e para mësohet se po tentohet hyrja brenda godinës ndërkohë Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës nuk shihen pranë godinës.

Nga afër protestës raportohet se ka ndërhyrë edhe FNSH duke shoqëruar protestues e për të qetësuar situatën.

Sulmuar është edhe ministria e Infrastruktuarës, së ministrit Gjiknuri, ku mësohet se është gjuajtur me gurë. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori