Të shtëna në autostradë, plagosje me armë zjarri
shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë ku raportohet të jetë plagosur një person, i identifikuar me inicialet A.D.

Ai ka marrë plagë në krah dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes që ka ndodhur në Lezhë-Milot, pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtënat.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorit.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit.
Shtuar më 01/12/2020, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori