Takimi me Bashën, reagon Meta
Mëngjesin e sotëm, në orën 9:00 presidenti Meta është takuar me kyedemokratin Lulzim Baha.

Takimi zgjati vetëm 20 minut, por ende nuk dihet se çfarë u diskutua në Presidencë.

Menjëherë pas mbarimit të takimit, Meta ka reaguar me anë të një postimi në Facebook teksa shkruan se kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.

Pas takimit me Bashën, presidenti pritet të takohet dhe me kreun e grupit të LSI, Petrit Vasili

Meta gjithashtu ka ftuar në takim edhe Ramën, teksa është shprehur se do të presë në takim kryeministrin deri në orën 13:00 të ditës së sotme.


Postimi i Metës

Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.

Shtuar më 27/06/2019, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori