Super-aksioni i policisë vë në pranga bosin shqiptar të kokainës
Zbulohet emri i një prej personave të arrestuar në Shqipëri nga operacioni ndërkombëtar i drogës i finalizuar në disa shtete.

Gazetari Artan Hoxha raporton se në pranga është vënë Denis Matoshi i njohur ndryshe si Eldi Dizdari.

Ky i fundit njihet edhe si bashkëshorti i bukuroshes Suada Sherifi.

Ai është një personazh i njohur i trafikut të kokainës dhe ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.

Pas ngjarjes së Bllokut në tetor të vitit 2018 ai ishte zhvendosur në Dubai ku vazhdonte aktivitetin e trafikut të kokainës.

Matoshi dyshohet si i përfshirë edhe në ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në Maminas në kompaninë e Arbi Garden

Shtuar më 17/09/2020, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori