E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Ka mbaruar mbledhja e konstituimit të ri të Këshillit Bashkiak në Shkodër, ku kryetare këshilli është zgjedhur Brisela Kadia.

Teksa kanë dalë nga ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, deputeti Tom Doshi është futur përmes protestuesve, por kjo i ka irrituar këto të fundit, disa prej të cilëve kanë tentuar ta godasin duke hedhur gjithashtu edhe shishe uje në drejtim të tij.

Ai është ndjekur me brohorima nga turma e protestuesve përgjatë rrugës, ndërkohë që efektivët të shumtë të policisë ishin në mbrotje të deputetit.

Por teksa po ndiqnin deputetin, njëri nga efektivët është shtyrë nga protestuesit e indinjuar dhe ka përfunduar në tokë.
Shtuar më 19/08/2019, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori