Stuhia paralizon Shqipërinë qendrore, shi, rrufe dhe erëra të forta
Një stuhi e fortë ka përfshirë aktualisht qytetet e Shqipërisë qendrore duke shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike si edhe kalimin në rrugë.

Erërat e forta të shoqëruara me shi të dendur kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në Elbasan dhe më gjerë, ndërsa siç raportojnë lexues të Albeu.com, fshatra të këtij qarku janë aktualisht nën sundimin e erërave të forta dhe shiut të dendur.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Tiranë, Kavajë, Peqin dhe Rrogozhinë ku stuhia e fortë ka paralizuar jetën në këto qytete.

Albeu.com mësohet se aktualisht në akse të ndryshme të vendit kanë ndodhur disa aksidente për fat të mirë pa pasoja në njerëz. Shkak i tyre ka qenë pikërisht humbja e kontrollit nga moti i keq.

Në njëri prej aksidenteve të ndodhur është përfshirë edhe mjeti i ambasadës ruse në Tiranë. Ai doli nga rruga në Librazhd për shkak të motit të keq.

Raportohet për një të lënduar, ndërsa dy të lënduar janë shënuar në Kavajë sërish nga aksidenti për shkak të motit të keq. /albeu.com/

Shtuar më 10/07/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori