Stuhi rrufesh në Shkodër, plagosen 3 shtetas
Pëlqej
"Kthesa" e madhe e motit ka sjellë jo vetë ulje temperaturash por edhe reshje shiu dhe rrufe.

Shkodra është prekur nga ky ndryshim i motit duke sjellë edhe të plagosur.

Burime nga mediat lokale bëjnë me dije se rrufeja ka plagosur 3 persona në Shkodër. Mësohet se të tre të plagosurit janë pjestarë të një familje.

Në vendngjarje janë nisur dy autoambulanca, ndërsa nuk dihet gjendja e të plagosurve. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori