Incident në takimin e Ramës, badigardët nxjerrin me dhunë studenten nga salla (VIDEO)
Pëlqej
Një grup studentësh nga "Lëvizja për Universitetin" kanë sulmuar sërish kryeministrin Rama gjatë një aktiviteti të organizuar mesditën e sotme.

Teksa Rama mbante konference me studentët, profesorët dhe dekanët, studentë kanë shpalosur banderolën me mesazhin “Boll i zhvatët studentët”.

Ndërkohë, në faqen e tyre në Facebook ata shkruajnë: Për fat të keq, banderola u shqye nga rinia partiake ndërsa aktivistët u nxorën me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik.

Një student u shoqërua në komisariatin nr. 3 për t’ia fshirë filmimet jashtë çdo norme ligjore.

Ne u bëjmë thirrje studentëve dhe drejtuesve të universitetit publik të mos i nënshtrohen shantazhit të qeverisë por të gjejnë guximin për të reaguar kundër zhvatjes dhe për t’u bashkuar në rrugë këtë vjeshtë, kundër tarifave dhe për demokraci në universitet".

Lëvizja për Universitetin ka sulmuar edhe më parë Ramën duke i gjuajtur me vezë, por edhe atëherë u shoqëruan disa prej tyre.

Ndërkohë, po të njëjtët studentë kanë sulmuar edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla duke i hedhur miell në kokë.
Shtuar më 22/10/2018, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori