SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Emiljano Shullazit
SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Emiljano Shullazit. Dosja e SPAK-ut është dorëzuar në gjykatë, teksa edhe Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar justifikimin e pasurive të Shullazit.

Ndër pasuritë janë pjesa të ish-hotel Vollga, në Durrës, konkretisht 749.6 m2 truall dhe 1mijë e 129.39 m2 ndërtesë.

Po ashtu SPAK kërkon të sekuestrohet deri në justifikim e burimit të krijimit edhe mjeti në pronësi të Shullazit një mercedez benz model AMG 65.

Çështja në ngarkim të Shullazit është aktualisht në Apel, pasi në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë këta të pandehur, duke dënuar Emiljano Shullazin, me 14 vite burgim, Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.
Shtuar më 02/07/2020, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori