Arrestohet drejtori i burgut 313,
Eduart Struga, për veprën penale të korrupsionit. Abcnews.al raporton se urdhri i arrestit është lëshuar nga SPAK.
Mësohet se
Struga ka qenë nën hetim për disa muaj, ndërsa
arrestimi është bërë nga krimi ekonomik. Dyshohet se
arrestimi i tij është bërë për shkak të një tenderi.
Ndërkaq, janë shoqëruar në polici edhe persona të tjerë.
Struga është emëruar në krye të këtij institucioni në vitin 2019.
Ndërkohë, priten detaje të tjera në vijim për arrestimin e tij.
Shtuar më 03/04/2020,
ora 15:38