U filmua duke gdhendur emrat në murin e Koloseut në Romë, turisti rrezikon 5 vite burg dhe 15 mijë euro gjobë

Ministri i kulturës dhe ai i turizmit të Italisë janë zotuar të gjejnë dhe ndëshkojnë një turist që u filmua duke gdhendur emrin e tij dhe të dashurës së tij në murin e Koloseut në Romë, një krim që rezultoi me gjoba të mëdha në të kaluarën.

Video e ngjarjes u bë virale në rrjetet sociale.

Mesazhi “Ivan+Haley 23” u shfaq në Koloseum në një kohë kur banorët tashmë ankoheshin për një mori turistësh që vërshonin qytetin e përjetshëm në numër rekord këtë sezon.

Ministri i Kulturës Gennaro Sangiuliano e quajti shkrimin e gdhendur në Ampiteatrin Flavian pothuajse 2000-vjeçar “serioz dhe një shenjë të pafytyrësisë së madhe”.

Ai tha se shpresonte që fajtorët të gjendeshin “dhe të ndëshkoheshin sipas ligjeve tona”.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA vuri në dukje se incidenti shënoi herën e katërt këtë vit që grafiti të tillë raportohej në Kolose.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Voice of America (@voanews)

Ai tha se kushdo që ishte përgjegjës për episodin e fundit rrezikonte 15,000 dollarë gjobë dhe deri në pesë vjet burg./Albeu.com./


Shtuar 28.06.2023 07:40