Shtyhet sërish seanca, dosja Shullazi po i ngjan asaj të Dritan Dajtit
Gjyqi i Emiljano Shullazit duket se po ecën në rrugën e atij të Dritan Dajtit me shtyrje të vazhdueshme dhe qëllimi final dihet, sepse kështu ndodhi edhe me Dajtin.

Seanca gjyqësore e planifikuar të mbahej sot nuk është zhvilluar, duke u shtyrë kështu për të disatën herë.

Kësaj radhe, shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokates, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit.

Ajo tha se ndodhej jashtë shtetit për arsye shëndetësore duke bërë që edhe seanca e sotme të mos zhvillohet. Seanca tjetër është planifikuar të mbahet më 8 prill. /albeu.com/

Shtuar më 25/03/2019, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori