E FUNDIT/ Gjendet i pajetë trupi i një 68-vjeçari brenda një garazhi
Shtohet përsëri numri i të infektuarve në vend (VIDEO)
15 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, 11 raste në Tiranë, 3 në Krujë, dhe 1 rast në Kamëz.

Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 11 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë testuar 35 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Shtuar më 31/05/2020, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori