Shqipëria shkundet nga tërmeti ndërkohë që donatorët po hapin ndihmat për "26 Nëntorin"
Lëkundje tërmeti janë ndjerë disa minuta më parë në Shqipëri.

Tërmeti i magnitudës 3,1, është ndjerë në zonën veriore të Shqipërisë.

Sipas qendrës europiane të regjistrimit të tërmeteve raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Lezhë. Thellësia e tërmetit raportohet të jetë 2 km.

Tërmeti që goditi në 26 nëntor Shqipërinë la pasoja të rënda duke dëmtuar shumë banesa dhe shkaktuar mbi 50 viktima.

Ndërkohë që për rindërtimin e zonave të dëmtuara ditën e sotme po mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë për rindërtimin.

Lëkundje nga tërmeti janë regjistruar herë pas here gjatë gjithë këtyre muajve, sipas ekspertëve lëkundjet do vijnë duke u reduktuar. Sipas tyre goditja më e fortë tashmë ka kaluar. /albeu.com
Shtuar më 17/02/2020, ora 17:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori