Shpërthimi i eksplozivit zgjon që në mëngjes Kamzën
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz rreth orës 02:00 në biznesin e shtetasit Shkëlqim Halili.

Pasi u qëllua me armë drejt lokalit ‘Kaslin’ dhe banesës që ndodhet në të njëjtën biznes, pak minuta më vonë ndodhi edhe një shpërthim eksplozivi.

Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale në lokal dhe tek makinat e parkuara para lokalit.

Në banesë ndodhej familja Halili, të cilët janë shprehur se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk e dinë kush mund të jetë autor i sulmit.
Shtuar më 14/08/2018, ora 07:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori