Shpërthimi i COVID-19, Italia u mbyll kufirin shqiptarëve
Italia do të jetë e mbyllur për shqiptarët të paktën deri në fund të muajit korrik.

Italia pritet të aprovoj masat e reja anti-Covid të vlefshme nga 15 korriku deri më 31 korrik 2020.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka prezantuar dekretin e ri i cili pritet të aprovohet brenda ditë së sotme në parlament .

Në fjalën e tij në dhomën e deputetëve Ministri Speranza prezantoj dekretin e ri i cili parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.

Ata që udhëtojnë për motive pune e shëndeti kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 14 ditë, shkruan oranews.

Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:

Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuwait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana.

Shtuar më 14/07/2020, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori